Sipas BBC biseda Putin-Trump po shihet si një fitore në Rusi

0
image

Biseda telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump është vlerësuar pozitivisht nga Kremlini, duke e paraqitur atë si një fitore diplomatike për Rusinë, shkruan BBC.

Sipas gazetës ruse Izvestia, “Putin dhe Trump ranë dakord të punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.” Ndërsa Komsomolskaya Pravda e interpretoi biedën telefonike si një sukses për politikën e jashtme ruse.

Pavarësisht pritshmërive për një marrëveshje të mundshme, Vladimir Putin e refuzoi propozimin e Trump për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar 30-ditor.

Përkundrazi, ai përcaktoi kushtet e tij për paqen, duke kërkuar:

-Ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin,
-Ndalimin e ndarjes së inteligjencës me Ukrainën,
-Pezullimin e mobilizimit ushtarak nga pala ukrainase.

Këto kërkesa shihen si një përpjekje për të siguruar kapitullimin e Ukrainës, duke e bërë të pamundur që Kievi t’i pranojë ato.

Në vend që të përballej me një presion më të madh nga SHBA, Kremlini mori vlerësime nga administrata Trump. “Ne patëm një telefonatë fantastike”, deklaroi Donald Trump për Fox News. Ndërsa i dërguari i tij, Steve Witkoff, tha se “Putini meriton lavdërim për angazhimin e tij për paqen”.

Ndërkohë, Moska po tenton të përdorë lidhjet ekonomike si një mjet për afrimin me Uashingtonin. Putin ka propozuar bashkëpunim me SHBA-në në sektorë strategjikë, si prodhimi i aluminit dhe minierat e mineraleve të rralla. Trump e priti pozitivisht këtë ide, duke thënë se “Rusia ka gjëra që ne mund t’i përdorim.”

Tani që Putin ka refuzuar armëpushimin dhe ka vendosur kushtet e tij, Moska e ka kthyer presionin te SHBA-ja për të vendosur hapin e radhës. Bisedimet mes dy vendeve do të vazhdojnë, si për Ukrainën, ashtu edhe për çështjet ekonomike.

Nëse Kremlini arrin ta bindë administratën Trump se lidhjet më të forta ekonomike me Rusinë janë më të dobishme sesa mbështetja për Ukrainën, atëherë politikat amerikane ndaj luftës mund të ndryshojnë ndjeshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading