Lolita zbulon provat: Arlind Qori financohet nga fondacioni komunist rus mr lidhje të dyshimta

0
image

Është tashmë zyrtarisht e ditur që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është financuar nga fondacioni Roza Luksemburg, i cili ka emrin e një komunisteje te famshme gjermane.

Kështu shkruan faqja “Lolita” në Facebook dhe në fakt nuk është hera e parë që lidhjet e Arlind Qorit me komunistët pro Rusisë publikohen me fakte dhe prova. Vetë Arlind Qori e ka pranuar se financohet për projektet e anëtarëve të partisë së tij nga ky fondacion komunist.

Ky fondacion momentalisht drejtohet nga Dagmar Enkelmann, politikane e partisë E Majta (Die Linke), ish-komuniste (anëtare e Partisë se Unitetit Socialist SED) në regjimin komunist të Gjermanisë Lindore.

Më herët, kryetar i fondacionit Roza Luksemburg ka qenë Heinz Veitze, ish-sekretar ne SED dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (STASI).

Fondacioni është afër me partinë Die Linke, lidhjet e së cilës me Bashkimin Sovjetik janë të thella dhe publike.

Duket se një pjesë e mirë e ish-nomenklaturës komuniste është kthyer drejt populizmit të majtë dhe mbështetjes për Rusinë. Rusia financon parti të ekstremit të majtë për të destabilizuar Gjermaninë, Europën dhe Ballkanin.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading