Java nis me rrebeshe dhe dëborë, por si do të mbyllet marsi? Flet meteorologia Tanja Porja

0
image

Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, raportoi në “Dita Jonë” se moti i keq me reshje shiu dhe dëbore do të vijojë përgjatë gjithë javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

Shi gjatë ditës së sotme dhe gjatë javës rikthehen reshjet e dëborës. Sot deri të mërkurën reshjet shfaqen në majat e maleve dhe pas së mërkurës dukshëm në zonat malore”.

Sipas meteorologes së A2 CNN në mesditë ulen temperaturat ndërsa rrebeshet do të përfshijnë verilindjen dhe juglindjen.

Ulje të temperaturave 5-21 gradë. Rrebeshe afatshkurtra në zonat veriore. Në pjesën e dytë të ditës rrebeshet do të vijojnë në verilindje dhe juglindje”.

Porja theksoi se gjithashtu do të ketë stuhi detare gjatë gjithë ditës në detin Jon dhe kanalin e Otrantos.

Më tej, ajo njoftoi se ditët e fundit të marsin do të mbyllen me mot dimri rrebeshe dhe disa cm dëborë, dhe po kështu do të nisë edhe muaji prill.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading