Zgjedhjet e 11 majit. Mbi 245 mijë fletë votimi për diasporën, ja shtetet me numrin më të lartë të votuesve

0
image

Fleta e votimit për zgjedhjet e 11 majit do të ‘fluturojë’ në 85 shtete të ndryshme të botës.

Në total, për zgjedhësit jashtë vendit do të prodhohen 245 808 fleta votimi, pr.vendim që do të miratohet sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Transporti i një zarfi me materiale votimi në diasporë dhe kthimi pas i tij, do të shkojë 50 euro. Kostoja totale e buxhetit të shtetit për transportin e votës jashtë vendit llogaritet 12.5 mln euro.

Sakaq, Italia ka numrin më të madh të qytetarëve shiptarë që do votojnë nga jashtë vendit, me 91.210 persona, teksa më pas vjen Greqia me 68.292.

Më tej renditen Gjermania me 25.491, SHBA me 20.669 dhe Britania e Madhe me 17.583.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading