Gjermania i kapi në befasi nga këndorja, Spaleti, E dinim që do ndodhte, të paktën tani që e pësuam do ta kuptojmë

0
image

Gjermani-Itali ka përfunduar në barazim 3-3, por “pancerat” janë kualifikuar në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë. Goli i dytë i gjermanëve i kapi në befasi axurrët. Lojtarët italian ishin të gjithë të drejtuar nga arbitri në kohën kur u ekzekutua me shpejtësi një goditje nga këndi. Musiala u gjet me portën bosh në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Spaleti ka deklaruar pas ndeshjes se lojtarët e ekipit të tij e dinin këtë strategji të kundërshtarit, por sërish gabuan. Ai shton se ndoshta pësimi i këtij goli do t’i bëjë ta kuptojnë më mirë gabimin e kryer, në mënyrë që në ndeshjet në vazhdim të jenë më të vëmendshëm ndaj detajeve.

“Ndeshjet prodhojnë gjithmonë lajme. Pjesa e parë pati pak vendosmëri. Në pjesën e dytë ne e kuptuam që duhet të jepnim më shumë dhe pamë Italinë që të gjithë presin. Meritonim pak më tepër fat. Goli i dytë? E kishim parë që ata e godasin topin shpejt. E dinim këtë, por nëse më pas kthejmë shpinën dhe nuk ia dalim dot… Në këtë pikë është më mirë që e pësuam golin, të paktën kështu do ta kuptojnë”, ka deklaruar Luçiano Spaleti.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading