Skandali i SMS-ve. Njerëzit e Trump: E urrej të shpëtojmë përsëri Europën. Parazitë!
Në një intervistë për “Corriere” pak kohë më parë, ish-kryeministri britanik Tony Blair tha se kurrë nuk kishte dashur një telefon celular. “Nëse më duhet për të marrë një telefonatë, e pranoj. Por unë jam i habitur nga lehtësia me të cilën shumë udhëheqës sot përdorin Whatsapp, Telegram, Signal dhe platforma të ndryshme për të komunikuar. Nuk më duket e sigurt”.
Ishte vetëm 6 muaj më parë dhe mendimet e lexuesve shkojnë tek bisedat e zyrtarëve të lartë qeveritare që shpesh përfundojnë në gazeta. Ndoshta askush nuk mund ta imagjinonte një shkelje sigurie të përmasave të bisedës në aplikacionin “Signal” të ministrave amerikanë, në të cilën informacione të klasifikuara për luftën në Jemen dhe gjetkë u ndanë aksidentalisht me redaktorin e revistës “The Atlantic” të cilin e futën gabimisht në grup.
Gjithçka u mësua të hënën. “Bota zbuloi pak pas orës 14:00 më 15 mars se Shtetet e Bashkuara po bombardonin Houthi-t në Jemen. Unë e mora vesh 2 orë më parë”, – shkroi gazetari Jeffrey Goldberg në revistën ku ai punon.
Por çfarë kishte në atë bisedë?
Pjesëmarrësit, sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili konfirmoi vërtetësinë e bisedës në grupin “Houthi PC Small Group” kishte 18 persona. Midis tyre ishte zv.Presidenti J.D. Vance; Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe; Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles; Këshilltari Stephen Miller; Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth; Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard; Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe diplomati Steve Witkoff.

Në fillim, Goldberg mendoi se ishte një mashtrim. Më pas, të shtunën, më 15 mars, “në një parking supermarketi”, ai kontrolloi bisedën në Signal dhe gjeti komunikime për një sulm ndaj Houthis. Nja dy orë më vonë, nga Jemeni mbërriti lajmi i parë për një bombardim në kryeqytetin Sanaa, me 53 të vdekur. Ishte e njëjta gjë që në grupin në “Signal” ishte diskutuar më parë.
Mosmarrëveshja e JD Vance me Trump
Nga personi me emrin “JD Vance” pati komente që nuk pajtohen me atë që po bën Trump. “Unë nuk jam i sigurt se presidenti është i vetëdijshëm se sa e papajtueshme është kjo me mesazhin e tij për Evropën tani” – shkroi ai në 8:15 më 14 mars. “Ekziston një rrezik i mëtejshëm që do të shohim një rritje të moderuar ose të rëndë të çmimeve të naftës. Por ka argumente të forta për ta shtyrë këtë me një muaj. Duhet bërë puna e komunikimit se është më e rëndësishme se kjo, shikoni ku është ekonomia, etj”.
Presidenti ndoshta nuk i pëlqen kjo mosmarrëveshje, sepse të hënën zëdhënësi i Vance sqaroi në BBC se “zëvendëspresidenti mbështet pa mëdyshje politikën e jashtme të kësaj administrate. Presidenti dhe zv.Presidenti kanë pasur biseda të mëvonshme për këtë çështje dhe janë plotësisht në një mendje” – thuhej në reagim.
Përbuzje për Europën
Çështja Houthi, e cila po çon në një bllokadë të Kanalit të Suezit dhe rrjedhimisht të tregtisë detare në mbarë botën është kryesisht një çështje evropiane dhe duket se këtë kanë vënë në dukje edhe zyrtarët. Në të njëjtën pjesë të bisedës ku Vance kundërshton Trump, ai shpjegon se vetëm “3% e tregtisë së SHBA-së kalon përmes Suezit, ndërsa 40% e tregtisë evropiane kalon përmes saj”. Ndërhyrja në këtë rajon, pra, është një “favor” i ri për Europën.
“Ekziston një rrezik real që publiku të mos e kuptojë këtë apo pse është e nevojshme. Arsyeja më e fortë për ta bërë këtë është, siç tha POTUS [një akronim që identifikon Presidentin e Shteteve të Bashkuara, red.], për të dërguar një mesazh” – shkruan Vance që më pas vazhdon. “Nuk jam i sigurt se presidenti është i vetëdijshëm se sa e papajtueshme është kjo me mesazhin e tij për Evropën tani.
Ekziston një rrezik i mëtejshëm që do të shohim një rritje të moderuar ose të rëndë të çmimeve të naftës. Unë jam i gatshëm të mbështes konsensusin e ekipit dhe t’i mbaj për vete këto shqetësime”.
Në orën 8:27 ndërhyn “Pete Hegseth” që replikën me Vance. “VP: Unë i kuptoj shqetësimet tuaja dhe ju mbështes plotësisht në ngritjen e tyre me POTUS. Konsiderata të rëndësishme, shumica e të cilave është e vështirë të dihet se si do të zhvillohen (ekonomia, paqja në Ukrainë, Gaza, etj.). Mendoj se dërgimi i mesazheve do të jetë i vështirë në çdo rast. Askush nuk e di se cilët janë Houthi-t, prandaj duhet të fokusohemi në: 1) Biden dështoi dhe 2) Irani e financoi atë.”
Gegseth vazhdon: “Pritja e disa javëve ose një muaji nuk e ndryshon rrënjësisht bilancin. 2 rreziqe të menjëhershme janë në pritje: 1) kjo do të rrjedhë dhe ne do të dukemi të pavendosur; 2) Izraeli do të veprojë i pari, ose armëpushimi i Gazës do të prishet dhe ne nuk do të jemi në gjendje të fillojmë sipas kushteve tona.
Nuk ka të bëjë me Houthi-t si dy gjëra: 1) Rivendosja e lirisë së lundrimit, një interes themelor kombëtar dhe 2) rivendosja e parandalimit, por ne mund ta ndalojmë këtë, unë do të bëj gjithçka që mundem për të zbatuar 100% të OPSEC. Unë i mirëpres mendimet e tjera.”
Pastaj pati një shënim nga Waltz për anijet evropiane. “Pavarësisht nëse është tani ose pas disa javësh, do të duhet të jenë Shtetet e Bashkuara ato që rihapin këto korsi transporti. Me kërkesë të Presidentit, ne po punojmë me Departamentin e Mbrojtjes dhe të Shtetit për të përcaktuar se si të llogarisim kostot shoqëruese dhe t’ua kalojmë ato evropianëve.”
Dhe këtu vjen tirada anti-evropiane e JD Vance. Në orën 8:45, në përgjigje të Hegseth ai shkruan: “Nëse mendon se duhet ta bëjmë, le të shkojmë. Unë e urrej që të shpëtoj përsëri Evropën.”
