Merret i pandehur ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit. Prokuroria: ndërhyri në sistemin TIMS
Prokuroria e Tiranës ka merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ervin Muça akuzohet për hyrje të autorizuar në sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e të dhënave në sistemin TIMS. Organi hetues ka veçuar çështjen dhe po e heton edhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ervin Muça para togave të zeza ka mohuar të jetë i përfshirë në ndërhyrjen në sistemin TIMS, duke theksuar se është i pafajshëm, ndërsa ka deklaruar se nuk ka kopjuar asnjë të dhënë.
“Jam i pafajshëm. Unë kam kryer detyrën, lëreni drejtësinë të veprojë, nuk kam bërë asnjë shkelje. Nuk kam kopjuar asnjë të dhënë. S’mi ka kërkuar askush”, tha ish-drejtori i IT-së në seancën e datës 12 Prill 2024.
Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në datën 02 Gusht 2023 në orët e vona të natës në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.
Persona e paautorizuar mësohet se janë futur në godinë me pin-nin personal të një tjetër punonjësi, i cili nuk ka qenë prezent.
“Nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë.