Tronditet Kosova, katër vrasje për tre ditë, reagon kryeministri Kurti: Duhen veprime insitucionale dhe reflekti shoqëror

0
image

Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në tri raste të ndara në tri ditët e fundit në Kosovë.

Më 23 mars, të dielën, në Vushtrri vdiq një 19-vjeçar në Vushtrri. Dorasi dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij. Ai është në paraburgim dhe e ka pranuar fajësinë.

Një ditë më pas, në Vushtrri ndodhi një vrasje e dyfishtë. Një burrë dyshohet se vrau një grua dhe më pas i dha fund jetës së vet. Ky rast ndodhi në fshatin Stanoc.Ndërsa të martën në mbrëmje, një person rreth të 60-ave vdiq në Prishtinë pas plagëve të marra nga të shtënat që ndodhën në rrugën “Rrustem Hyseni”. I dyshuari është ende në arrati, sipas njoftimeve zyrtare të deritashme. Në këtë rast u plagos edhe një person tjetër, që sipas mjekëve, është në gjendje të qëndrueshme.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me katër vrasjet e ndodhura në tri ditët e fundit, duke shprehur shqetësimin dhe brengën për situatën alarmante.

“Gjithë vendi është tronditur dhe lënduar nga kjo seri e vrasjeve, të cilat duhet të ndalohen dhe të dënohen. Vrasje është jo vetëm vrasje e njeriut, por e shoqërisë ku ai njeri bën pjesë, pra shoqërisë sonë”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes se Qeverisë ditën e mërkurë.

Ai ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm institucional dhe reflektim shoqëror, duke theksuar se organet e rendit duhet të trajtojnë me seriozitet rastet dhe të sigurojnë drejtësi për viktimat.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading