Gara vetëm me lista të hapura e “Djathtas për Zhvillim”, Alibeaj: Koalicioni ynë ka kundërshtar vetëm Ramën

0
image

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka bërë të ditur se është bërë dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Kështu, partia e Alibeajt do të shkojë në zgjedhje vetëm me 140 kandidatët e listës së hapur.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se kjo manovër është konsultuar me KQZ dhe është e ligjshme.

“Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit. Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë që ne garojmë me lista të hapura”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputeti Shehi u shpreh se tani nuk ka asnjë rrezik për ndarjen e mandateve për deputet brenda subjektit.

Lidhur me replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Shehi tha se “Djathtas për Zhvillim” nuk do të ndjekë asnjë kundërshtar apo konkurrent, por hyn për një fushatë serioze.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading