Skenë filmash në Livorno të Italisë, sulmohet furgoni që transportonte para dhe grabitet ngarkesa, zjarr dhe të shtëna

0
image

Një skenë si nëpër filma ndodhi pranë Livornos në Itali.

Në bypass-in Aurelia në San Vincenzo pasditen e sotme një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët sipas mediave vendase transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

Në rrugë dëgjohen të shtëna. Ata më pas djegin furgonin e bardhë dhe largohen me tri makina.

Ata arritën të grabisin paratë në vetëm pak minuta.

Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading