Berisha nga Durrësi thumba socialistëve: Rroga e politikanit nuk të lejon të zhytesh në luks. Një herë u thashë për çantat dhe u tërbuan

0
image

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e martë disa takime me banorët e Durrësit, të cilët janë në pritej të dëmshpërblimit për banesat e tyre që prej periudhë së tërmetit. Pasi vizitoi banesën e një qytetari, e cila ishte në kushte të këqija, Berisha nuk kurseu komente për socialistët që jetojnë në luks. Berisha kujtoi debatin për çantat e shtrenjta të socilisteve. Ai tha se rroga e politikanit nuk të lejon që të jetosh në luks.

Berisha: Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston ju e keni vënë re vetë. Jetojnë në luks. Unë një herë u thashë atyre për çantat, ato u tërbua dhe u zemëruan me mua,. Unë u thashë një të vëretë se nuk është politikani, rroga e politikanit nuk i lejon të zhytet në luks, edhe sikur të ishte një politikan nuk mund të pasionohet pas luksit duke e ditur që qytetarët e tij jetojnë në kushte krejt tjera. E bën parlamentin si sallon mode, e bën si garë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading