Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën Ndroq- Plepa. Rama: Një investim që do të zhvillojë ndjeshëm agroturizmin, Balluku : Faza e parë mund të përfundojë para afatit, brenda këtij viti

0
image

.Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan ditën e sotme kantierin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa. cila prej disa kohësh ka nisur të rikostruktohet. Aksi njihet që prej më shumë se 20 vitesh nuk ka marrë asnjë investim, duke u parë si një aks dytësor në raport me hyrjen në kryeqytet.Rama theksoi se aksi do të ketë një profil turistik nga projekti i ri i investimit, duke theksuar se do t’i shërbejë edhe më shumë agroturizmit në zonë, që sipas Ramës po shtohet çdo ditë

Punimet për rehabilitimin e 5 kilometrave të parë të rrugës së Ndroqit do të përfundojnë para afatit.

“Afati i dorëzimit është 16 maj 2026, synimi jonë është që të mbarojmë para natës së vitit të ri këtë fazë të parë. Më pas hapen fazat e tjera. 28 km është rruga, në fazën e parë kemi 5 km. Këtu ndodhemi në pjesën e fundit të fazës së parë edhe është 1.6 km të përfunduara, pjesa më e vështirë ka qenë pjesa e infrastrukturës nëntokësore”, bëri me dije ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Pas përfundimit të punimeve, në këtë aks do të lëvizet me shpejtësi deri në 100 km/orë, ndërsa ndërhyrja infrastrukturore pritet që veç shfryrjes së trafikut, t’i japë edhe zhvillim zonës.

“Nga një rrugë rurale shkon në një rrugë të kategorisë C, do të lëvizet me shpejtësi nga 50 deri në 100 km/orë. Ura e Beshirit do të ndërtohet totalisht e re”, tha Balluku.

 “Është një aks shumë i rëndësishëm, kanë lindur shumë agroturizme. Është një zonë që do të zhvillohet”, tha kryeministri Rama.

Faza e parë e rehabilitimit përfshin segmentin nga dalja e Kombinatit deri në Pezë-Helmës, ndërkohë që qarkullimi i mjeteve në rrugë vazhdon, duke respektuar punimet

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading