Rama inspekton autostradën Tiranë-Durrës: Do jetë aks i kategorisë A, do jetë një ndihmë e madhe për turizmin dhe bizneset

0
image

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e aksit Tiranë-Durrës, ku autostrada po shndërrohet në një aks të kategorisë A, me shtim korsish për një qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt.

Gjatë inspektimit u theksua se kanë mbaruar rreth 30% të punimeve. Sipas Kryeministrit, synimet janë që brenda dhjetorit aksi të jetë dorëzuar, sipas parametrave europiane.

Shpejtësia maksimale e qarkullimit të mjeteve do jetë 130 km/h.

‘Është një aks që do të ndikojë shumë në lirimin e trafikut sidomos në anën tjetër. Mund të ketë dhe një marrëveshje me bizneset për të ndihmuar në avancimin e këtij procesi. Ky është një investim që nuk do ndikojë vetëm për biznesin por edhe për turizmin.’-tha Rama 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading