Mesazhet misterioze të ‘emojieve’ në serialin e Netflixit që shkaktoi debat botëror

0
image

Seriali i suksesshëm “Adolescence” ka nxitur debate mbi radikalizimin e të rinjve në internet, veçanërisht përmes përdorimit të emojive si mesazhe të koduara. Në historinë, detektivi Luke Bascombe (aktori Ashley Walters) fillimisht keqinterpreton disa ‘emoji’ në profilin e Instagramit të presonazhit Jamie Miller, duke menduar se ato janë flirtuese. Por djali i detektivit, Adam (aktori Amari Bacchus), i shpjegon domethënien e tyre të errët, duke zbuluar lidhjen me kulturën “incel” (djemtë që ndihen të margjinalizuar dhe kanë urrejtje ndaj grave) dhe ideologjitë mizogjene, ka shkruar Cosmopolitan.

Pilula e Kuqe 💊

Pilula e kuqe simbolizon “zgjimin” ndaj të ashtuquajturës “të vërtetë” mbi dinamikat gjinore dhe është e lidhur me manosferën—hapësirë toksike online që promovon mizogjininë dhe kundërshtimin ndaj feminizmit. Ky term rrjedh nga filmi “The Matrix”, ku marrja e pilulës së kuqe nënkupton të shohësh realitetin ashtu siç është.

Në “Adolescence”, ky emoji përfaqëson një thirrje për veprim për ata që radikalizohen në këtë ideologji. Sipas Adamit, “Pilula e kuqe do të thotë: ‘E shoh të vërtetën’. Është një thirrje nga manosfera” (Episodi 2).

Dinamiti 💣

‘Emoji’ e dinamitit përdoret për të treguar një “pilulë të kuqe që shpërthen”, që do të thotë se dikush tashmë e ka pranuar plotësisht ideologjinë “incel”. Në serial, ky simbol përdoret për të identifikuar Jamien si pjesë e kësaj kulture toksike.

Sipas Lidhjes Anti-Diskriminim (ADL), “Incelët janë burra heteroseksualë që fajësojnë gratë dhe shoqërinë për mungesën e suksesit të tyre romantik”.

‘Emoji’ 💯 dhe Rregulli 80/20

Adam shpjegon se klasën e Jamiet e ka pushtuar një teori e quajtur “rregulli 80/20”:

-80% e grave tërhiqen vetëm nga 20% e burrave.

-80% e burrave nuk kanë mundësi të gjejnë partnere në mënyrë normale dhe duhet “t’i mashtrojnë” gratë.

Emoji 💯 përdoret për të treguar besimin e plotë në këtë teori. “80% e grave janë të përjashtuara … kjo që përshkruan se ai është ‘incel’”, thotë Adam gjatë një bisede me babain e tij. (Episodi 2).

Zemrat ❤️💜💛💗🧡

Në “Adolescence”, Adam i shpjegon babait se ngjyrat e ndryshe të zemrave kanë kuptime të ndryshme në bisedat online:

-❤️ (Zemra e Kuqe) – Dashuri

-💜 (Zemra ngjurë Vjollcë) – Tërheqje seksuale

-💛 (Zemra e Verdhë) – Interes romantik (“A je i interesuar?”)

-💗 (Zemra Rozë) – Interes romantik, por jo seksual

-🧡 (Zemra e Portokali) – Inkurajim (“Do të jesh mirë”)

Këto nuanca tregojnë se komunikimi mes të rinjve në rrjete sociale ka një kod të fshehur që shpesh të rriturit nuk e kuptojnë.

Fasulja – Simbol i “Incel”

‘Emoji’ e fasules përdoret si një simbol i fshehur për t’u identifikuar brenda komunitetit “incel”. Kjo mund të lidhet me ngjashmërinë e saj me emojin e kokrrës së kafesë, e cila është përdorur në platforma si “4Chan” dhe “Reddit” për të denigruar gratë.

Rëndësia e këtyre ‘emojive’

Seriali “Adolescence” thekson sesi të rinjtë përdorin rrjetet sociale për të komunikuar në mënyra të cilat shpesh i shpëtojnë vëmendjes së të rriturve. Seriali ngre alarmin për rrezikun e radikalizimit në internet dhe thekson nevojën për edukim mbi mënyrat e reja të komunikimit digjital.

“Prindërit duhet të jenë të informuar për këto aplikacione “ Snapchat”, “YouTube”, “Instagram”, “TikTok” – sepse fëmijët e tyre kalojnë orë të tëra në to”, ka thënë aktivistja Soma Sara, ka raportuar The Guardian.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading