Senatori amerikan thyen rekord, mbajti fjalim mbi 25 orë në Senat

0
image

Senatori amerikan Cory Booker ka thyer rekordin për fjalimin më të gjatë që është bërë ndonjëherë në Senatin e SHBA-së, shkruan “BBC”.  

Demokrati nga New Jersey bëri fjalimin e tij maratonik si protestë kundër presidentin amerikan Donald Trump. Ai paralajmëroi për një “moment të rëndë” në historinë amerikane. Fjalimi i tij mbaroi pas 25 orëve e katër minutave. Rekordi më i hershëm mbahej nga senatori republikan Strom Thurmond, që kishte folur për 24 orë e 18 minuta në vitin 1957 për të drejtën civile. 

Booker kishte thënë se do të fliste për aq gjatë sa do të jetë në gjendje të qëndronte fizikisht. Fjalimi i tij nisi të hënën rreth orës 19:00 me kohë lokale dhe mbaroi të martën në ora 20:06. 

Booker kishte synuar të kandidonte edhe për president të SHBA-së, por u tërhoq nga gara. 

Ai është një ish-lojtar i futbollit amerikan. 

Pas fjalimit Booker dha edhe një intervistë. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading