“Dua të jem i sinqertë”! Ndihmës trajneri i Rejës flet hapur për Kristjan Asllanin: Me aftësitë që pashë te ai kur e stërvisnim, nuk më ka emocionuar

0
image

Sergio Porrini, ndihmës trajneri i Rejës në kohën kur ishin te Shqipëria, ka folur tani sa i përket Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar është pjesë e Interit, por nuk po gjen shumë hapësira te zikaltërit. Porrini është shprehur se Asllani e ka zhgënjyer me mënyrën sesi po e vazhdon karrierën e tij, për cilësitë e mëdha që pa te ky futbollist në një moshë më të vogël. “Dua të jem i sinqertë dhe të them të vërtetën, për aftësitë e mëdha që pashë te ai në atë kohë kur e stërvisnim, mënyra sesi i ka vazhduar karriera nuk më ka emocionuar deri tani.

Këshilla ime për të? Nëse nuk po ia del te Interi, të ikte diku tjetër, por të ishte protagonist atje. Unë e kuptoj se është bukur të luash në klub të madh dhe të ftiosh trofe, por vjen një pikë kur lojtari kërkon të ndihet vërtet i rëndësishëm. Te Interi nuk është fare e lehtë për të, për shkak të presionit të madh dhe se duhet të zëvendësoj Calhanoglu, i cili është një nga më të mirët në botë në rolin e tij”, tha Porrini.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading