Durrës.Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik Joni Myshketa sfidon Ramën për situatën e ujit në qytet : Mos gënje, uji vjen i ndotur dhe me orar të reduktuar

0
image

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Durrës, Joni Myshketa, ka sfiduar raportimet optimiste të qeverisë për situatën e ujit në qytet, duke theksuar se propaganda nuk mund të fshehë dot të përditshmen e qytetarëve.

Sipas tij, cilësia e ujit shpesh është nën standard, çmimi i shërbimit mbetet i lartë, dhe ndërmarrja UKD është në kolaps financiar, me mbi 160 milionë euro detyrime ndaj shtetit.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos mjaftohen me premtime dhe përgënjeshtrime, por të votojnë për një alternativë që ka si prioritet investimet në shërbime bazë dhe transparencën në menaxhim.

Postimi i plotë i Joni Myshketës:

Fort i “nderuar” kryeministri i vendit tim.

Situata e ujit në Durrës nuk është siç mundoheni ta përshkruani Ju.

Keni përmendur lagjjen nr 1 të Durrësit zemrën e qytetit dhe nuk është aspak e vërtetë që rrjeti furnizohet 24 h, por me orar të reduktuar.

Pa përmendur zonat e tjera që Ju citoni.

Mjafton të kaloni dhe të shihni depozitat e pallateve shumë katëshe, depozitat mbi tarracat e objekteve të banimit dhe bie poshtë e gjithë retorika juaj që jemi bajatur tërë këto vite duke dëgjuar “arritjet” e qeverisë suaj dhe fajet e të tjerëve.

Jo pak herë e kam ngritur personalisht në Këshillin Bashkiak çështjen e ujit të pishëm që vetëm i tillë nuk është, por në shumë raste vjen i ndotur dhe paguhet sa frëngu pulën.

Të mos harrojmë që gjatë sezonit veror fillon e lulëzon tregtia e boteve me ujë për të mbushur depozitat e njësive akomoduese.

Pa përmendur jorentabilitetin e ndërmarrjes Rajone UKD që vetëm shtetit i detyrohet 160.000.000 euro sipas KLSH.

Pra na bëni nder po të jeni pak më i sinqertë (vështirë do jetë) dhe të pranohet realiteti i dhimbshëm ku ne njerëzit e thjshtë na duhet të përballemi çdo ditë.

Nëse mandati i 4-tërt shkon për Ju, mandatin e 5-stë do të votojnë emigrantët e natyralizuar me pasaportë shqiptare pasi shqiptarët do ta kërkojnë Europën vetë të detyruar prej Jush e jo të presin pasaportën e BE prej Jush.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading