Durrës”,Përgjegjësia nuk vjen vetëm me fjalë por është pesha e besimit që qytetarët të japin”, kandidati për deputet i PD Petro Vokopola tregon arsyet pse është në politikë dhe premton një përfaqësim dinjitoz
Kandidati për deputet i Koalicionit “Shqipëria Madhështore” me një postim të tij në rrjetet sociale ka treguar arsyet e hyrjes së tij në politikë /
Ai ka treguar se hyrja në politikë nuk ishte një vendim i lehtë por duke parë padrejtësitë ndaj qytetarëve dhe sfidat që ata duhet të përballojnë çdo ditë vendosi të hyjë sepse tani më shumë kurrë është koha e veprimeve dhe ndryshimeve të mëdha
Petro Vokopola ka premtuar një përfaqësim të ndershëm dhe dinjitoz dhe se nuk kërkon të shkojë në parlament për pushtet për pushtet por t’i shërbyer qytetarëve.
Unë ka thekesuar më tej Vokopola dua të jem aty ku ka nevojë për zgjidhje dhe ku duhet guxim për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur qytetarët me një përfaqësim dinjitoz që deri më tani ka munguar.
Ja edhe postimi i plotë i Petro Vokopolës:
Të bëhesh pjesë e një rruge politike nuk është një vendim i lehtë.
Është një përgjegjësi që nuk vjen vetëm me fjalë, por me peshën e besimit që qytetarët të japin.
Unë nuk vij nga privilegjet, por nga një përvojë reale me sfidat që përballojnë njerëzit çdo ditë. Kam parë padrejtësinë, kam ndjerë mungesën e zërit qytetar dhe kam kuptuar se ndryshimi nuk ndodh kur e presim – por kur vendosim të veprojmë.
Durrësi ka nevojë për përfaqësim të ndershëm, të zëshëm dhe të palëkundur.
Jo për pushtet, por për shërbim.
Jo për karrige, por për vlera.
Do të jem aty ku ka nevojë për zgjidhje. Aty ku duhet të thuhet e vërteta. Aty ku duhet guxim për të mbrojtur qytetarin.
Rruga sapo ka nisur, por qëllimi është i qartë:
Një përfaqësim dinjitoz për një Shqipëri më të drejtë. ![]()
![]()
![]()
#PërDurrësin | #ZëriYtNëKuvend
#pdshqipëri#pd#pdshqiperi#durrësi#durres#durrës