Basha nxjerr videon e radhës: “O Rame mbaje fort bufin e floririt, i ke bo hesapet pa hanxhi, po zullumi është trash|”

0
image

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka vijuar me ironitë për kryeministrin. Në videon e radhës Basha i thotë i Ramës se aq shumë e ka hutu doktorin sa megjithëse ia dha logon e PD, Berisha vazhdon e thotë ‘logon e ka Basha’.

Ai më tej thotë se kryeministri është usta, sepse doktorit i ka dhënë buf të bardh ndërsa për vete ka buf floriri dhe e fërkon sepse ky buf e mban në pushtet.

Por Basha më tej i thotë Ramës se kështu nuk zgjidhen punët e Trekëndëshit, duke i dhënë logon Berishës që ky të nxjerr deputet Ilir Metën tek 313-ta.

Ai gjithashtu këshillon kryeministrin se i ka bërl hesapet pa hanxhi sepse duan ta marrin Shqipërinë si pajë. Por sipas tij, e kanë tepru aq shumë sa zullumi është trash dhe 7×7=313 dhe Rama është mirë të bëjë gati këmishat me vija.

“O Rame, kaq shumë e ke hutu doktorin pasha Zotin, që megjithëse e ka logon, prap thotë ‘logon e ka Basha’. E mo Ram ça ustai je, i ke dhënë buf të bardh atij, vet ke mbajt një buf florini. E fërkon atë bufin e florinit noi çik e fërkon? Se vetëm ai bufi i florinit të ma n’pushtet. Kështu kujton se zgjidhen punët e Trekëndëshit, ë? I dhe logon e Partisë Demokratike doktorit, që të nxjerri tek 313-ta Ilir Metën deputet. I ke bo hesapet pa hanxhi mo Rame, doni me e marrë Shqipërinë pajë, por e keni tepru shumë. O trash zullumi Rame, 7×7=313 Rame, boj gati këmishat me vija” – shprehet Basha.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading