Vrasja e Ilaria Sulës, kryebashkiaku i Ternit kërkon publikisht dënim me vdekje
Kryetari i Bashkisë së Ternit dhe sekretari i partisë Alternativa Popullore, Stefano Bandecchi, ka kërkuar që shteti italian të rikthejë dënimin me vdekje.
Ai thekson se ka dy krime që ai i quan ‘tepër të neveritshme’, feminicidin dhe pedofilinë.
Propozimi i tij është bërë publik përmes një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram.
Deklarata e Bandecchit vjen pas vrasjes së Ilaria Sula, një studente 22-vjeçare me origjinë nga Terni, e cila u vra për vdekje dhe më pas u fut në një valixhe nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, 23 vjeç, raportohet në mediat italiane.
Mark Antony Samson , 23-vjeçari që rrëfeu vrasjen e ish-të dashurës së tij Ilaria Sula , studentes me origjinë Umbriane e vrarë në Romë, deklaroi se nuk e kishte planifikuar krimin.
Dëshmia e tij u dha gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin, i cili zgjati mbi pesë orë, para gjykatësit hetues.
Prokurorët e akuzojnë të riun për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës se ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur, pasi e kishte mbyllur në një valixhe, në një luginë.
“Kam vrarë Ilarinë në mëngjesin e 26 prillit”. Samson më pas, reflektoi për lapsusin dhe raportoi se Ilaria u vra në mëngjesin e 26 marsit pasi kaloi natën në shtëpinë e ish-it të saj.
I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën në Via Homs, në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t’i kthyer disa nga rrobat e tij.