Vritet shqiptari në Itali, viktima kishte dalë për të ndjekur ndeshje futbolli me djalin adoleshent, vrasësi një bashkëatdhetar i tij

0
image

Një shqiptar 43 vjeç është vrarë me armë zjarri nga një bashkëatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, në një lokal në zonën e Fontanafredda-s të Italisë.

Sipas raportimit nga mediat fqinje, viktima është identifikuar si Vladimir Topjana, një shofer në një kompani, i cili kishte dalë për të ndjekur ndeshjen mes Romës dhe Juventusit, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

Bëhet me dije se autori i dyshuar, gjithashtu shqiptar 30 vjeç u arratis pas krimit me një “Audi” të bardhë, por se u vu në pranga disa orë më pas.

Mësohet se mes dy shqiptarëve ka pasur një sherr të dhunshëm. Klientët në lokal kanë tentuar të ndajnë dy personat e përfshirë në sherr, por duket se ka qenë e kotë. 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë 47-vjeçarin, duke e lënë të vdekur në vend.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading