Kandidati për deputet i Koalicionit EuroAtlantik Joni Myshketa bën thirrje për një fushatë qytetare të mbeshtetur në vlera dhe programe dhe jo tek fyerjet: Rama një e keqe kombëtare që duhet shporrur

0
image

Kandidati për deputet i Koalicionit EuroAntlatik për qarkun e Durrësit, Joni Myshketa në një postim të tij në rrjetet sociale ka bërë thirrje të gjithë atyre që kandidojnë në këtë qark që të fokusohen tek programet dhe jo tek fyerjet personale që nuk i bëjnë nder askujt por vetëm ulin nivelin dhe standartin qytetar të fushatës.

Gjithashtu në postimin e tij Myshketa thekson se partitë opozitare duhet të përqëndrohen tek beteja kundër Rilindjes dhe Ramës sepse sipas tij e keqja më e madhe e këtij kombi është Rama dhe linja që ai përfaqëson.

Ai ka shtuar se nëse Rama fiton mandatin e tij të katërt, nuk do të ketë mamdat të pestë sepse vendi do të jetë shpopulluar.

Ja edhe postimi i plotë i Joni Myshketës:

Të nderuar miq!

Në kuadër të fushatës elektorale që është shumë pranë.

Një thirrje për të gjithë partitë, koalicionet, a formacionet politike opozitare pamvarësisht se jo të bërë të gjitha bashkë kundër Rilindjes Mavi siç do ishte e udhës, pasi beteja është kundër atyre që po shpopullojnë vendin e po na largojnë vite dritë prej standarteve të BE-së.

Do Ju lutesha duke kërkuar mirëkuptimin tuaj që mos e ulni nivelin dhe standartin e fushatës duke bërë goditje poshtë brezit ndaj të ngjashmëve tuaj.

Nuk i bën askujt nder të merreni me teori dhe fyerje ndaj çdo formacioni a kandidati opozitar, nuk është aspak etike dhe normale për dikë apo cilëndo forcë politike që kërkon të jetë alternativë qeverisëse kundër etalonit më antikombëtar e cila ka emër ajo është Rilindja Mavi me në krye Ramën e rreshtat e tij.

Alternativa krijohet duke filluar nga vetja e jo duke denigruar konkurrentin me retorike e shtrëmbërime të së vërtetave.

Përballuni dhe kërkoni votën qytetare përmes vlerave, programeve të mundshme në shërbim të qyteteve, komuniteteve që përfaqësoni e jo përmes aleancave okulte me individë të papërshtatshëm e me gënjeshtra e intriga demode.

Kjo nuk duhet të jetë sfidë personale e askujt, por detyrim kombëtar për të zgjuar një popull të tërë, pasi vendi ka marrë tatëpjetën.

Këtu po fitoi mandatin e 4-ërt Rama, nuk fiton asnjë pamvarësisht mandatit personal të dikujt, këtu humbasim të gjithë, humbet një vend I tërë.

Mandatin e 5-stë nuk do mbetet më këmbë shqiptari e nuk ka ç’Ju duhet hiç mandati personal.

Kaq e thjeshtë është.

Besoj fort që secili prej nesh meriton më shumë.

Shqipëria meriton më shumë dhe për këtë secili prej nesh ka detyrimin të bëj diferencën përmes ndershmërisë, qytetarisë e jo përmes zullumit pasi me këtë të fundit nuk krijohet alternativë

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading