Erion Veliaj jo vetëm i paraburgosur në Durrës, por tani edhe zyrtarisht banor i qytetit. Rrezikon të humbasë mandatin

0
image

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk është vetëm i paraburgosur në Burgun e Durrësit, por rezulton tashmë edhe banor i qytetit bregdetar.

Veliaj figuron zyrtarisht si banor i Bashkisë Durrës, njësisë Administrative Durrës dhe me qendër votimi në I. E. P. V. D. Durrës. Nga një kërkim në listën e KZS-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Veliaj rezulton t’i jetë shtuar listës së zgjedhësve në Durrës.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje është bërë edhe me miratimin e Erjon Veliajt sepse këshilltari ligjor i Partisë Demokratike dhe avokati Marash Logu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.

Logu shton se duke qenë se tashmë Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Gjithashtu ai thotë se Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Postimi i plotë:

Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë!

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading