Trump me fjalor rruge: Vendet po vijnë të më puthin by***, po vdesin për të negociuar tarifat
” Të lutem, zotëri unë do të bëj gjithçka”. Janë këto fjalët që presidenti i SHBA po tallet me vendet që kërkojnë kontakte për të negociuar tarifat.
Në një darkë për mbledhjen e fondeve për Partinë Republikane, disa orë përpara se tarifat “reciproke” të hynin në fuqi në mesnatën me orën amerikane (6 pasdite me orën shqiptare), presidenti i Shteteve të Bashkuara foli për vendet e huaja që duan të merren me të për tarifat, raporton Corriere della Sera.
Me një fjalor banal, presidenti i SHBA mësohet të ketë thënë: “Këto vende po na thërrasin, po më puthin bythën dhe po vdesin për të bërë një marrëveshje.”
Trump i portretizoi liderët e huaj si të gatshëm të bëjnë gjithçka për të shmangur tarifat, teska bënte një lloj imitimi me fjalët “Ju lutem, ju lutem, zotëri, bëni një marrëveshje. Unë do të bëj gjithçka zotëri”
Presidenti amerikan shtoi se janë vendet e huaja që “duan të bëjnë një marrëveshje me ne”, ndërsa Shtetet e Bashkuara “nuk kanë domosdoshmërisht” nevojë për marrëveshje dhe janë “të lumtura siç janë”.
“Unë e di se çfarë dreqin jam duke bërë”, thekson presidenti i SHBA.
Diplomatët amerikanë dhe ekipi i Trump po inkurajojnë liderët e huaj që t’i bëjnë Trump propozime “kreative” që nuk kanë të bëjnë vetëm me tregtinë.
I pari që mbërriti ishte kryeministri izraelit Netanyahu të hënën e kaluar, tani delegacionet e ministrave nga Japonia dhe Koreja e Jugut po zbarkojnë në Washington për të negociuar këtë javë dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të shkojë më 17 prill, ndërsa Kina thotë se do të luftojë ” deri në fund ” kundër tarifave amerikane .
“Nuk është luftë, në fakt ata po vijnë këtu”, tha Trump.
“Shumë vende na kanë zhveshur nga e majta dhe nga e djathta, dhe tani është radha jonë t’i prishim ato dhe ne do ta bëjmë vendin tonë më të fortë.”
Trump argumentoi gjithashtu se republikanët duhet të “bëjnë një sy qorr” dhe të miratojnë “faturën e madhe dhe të bukur” të shkurtimeve të taksave dhe shkurtimeve të shpenzimeve, siç kërkoi ai.