Ndryshime në kartat e identitetit në Itali. Nuk do të shkruhen më ” Nëna” dhe ” Babai”, por do të shkruhet vetëm “Prindi”
Gjykata e Lartë e Italisë vendosi me 9 prill se në kartat italiane të identitetit do të kthehet emërtimi “prind”, në vend të “baba” ose “nënë”, për të parandaluar diskriminimin ndaj çifteve të të njëjtit seks.
Gjykata e Lartë e Kasacionit në Romë ka gjykuar se përdorimi i termave baba dhe nënë është “diskriminues ndaj çifteve të të njëjtit seks”, transmeton Ansa.
Kështu, gjykata rrëzoi ankimin e mëparshëm të Ministrisë së Brendshme të Italisë.
Italia kohët e fundit miratoi një ligj që ndalon zëvendësimin, për të cilin kritikët pretendojnë se i pengon çiftet e të njëjtit seks të bëhen prindër.
Gjithashtu, çifteve të të njëjtit seks u ndalohet të birësojnë fëmijë në Itali, por nuk ka kufizime ligjore për kujdestarinë.