Partia “Mundësia” e nis ndryshe fushatën të premten: Tur me autobus nga Shkodra në Sarandë, 10 takime në 24 orë

0
image

Partia “Mundësia” do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare përmes një turi në të gjithë Shqipërinë më 11 prill, të premten.

Autobusi elektoral i “Mundësisë” do të nisë një tur takimesh intensive nga Shkodra deri në Sarandë, për të prezantuar para qytetarëve alternativën dhe ekipin kandidues të kësaj force politike.

Kryetari Agron Shehaj, së bashku me kandidatët për deputetë, do të udhëtojnë gjatë gjithë ditës, nga ora 08:00 deri në 20:00, me ndalesa në qytetet: Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe në fund Sarandë. Kjo rrugë do të transmetohet drejtpërdrejt për të komunikuar me publikun në kohë reale.

Gjithashtu të dielën më 13 prill, Partia “Mundësia” do të organizojë një event më vete në Pallatin e Kongreseve, ku do të shpaloset programi i Partisë Mundësia dhe ku do të mblidhen mbështetësit dhe strukturat nga i gjithë vendi.

Në orën 17:00, Agron Shehaj dhe kandidatët e tjerë do t’i drejtohen qytetarëve me platformën e tyre për një politikë të re, duke kërkuar besimin për përfaqësim në Parlamentin e ardhshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading