Norvegjia po ndërton rrugën nënujore më të thellë e më të gjatë në botë

0
image

Norvegjia po ndërton tunelin më të gjatë dhe më të thellë nënujore në botë, Rogfast, që do të shtrihet 26.7 km nën det dhe do të arrijë deri në 390 metra thellësi. Ky tunel do të lidhë qytetet Stavanger dhe Bergen, duke reduktuar kohën e udhëtimit me 40 minuta dhe do të zëvendësojë disa kalime me traget, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe të sigurt. Në projektin Rogfast janë parashikuar dy rreth-rrotullime nën ishullin Kvitsoy, 260 metra nën nivelin e detit. Ndërkohë, ndërtimi po kryhet përmes shpimit dhe shpërthimit të shkëmbinjve të fortë, metodë tipike për Norvegjinë.

Ky tunel do të ketë ndikim të madh në ekonominë rajonale, duke lehtësuar transportin dhe rritur turizmin në zonën e fjordeve dhe Bergen. Më shumë se 13,000 automjete pritet të kalojnë çdo ditë përmes tij deri në vitin 2053. Kostoja totale është rreth 2 miliardë euro. Ndërkaq, Google deklaroi së fundmi do të ndërtojë një kabllo me fibër optike për të lidhur Afrikën dhe Australinë.

E quajtur Umoja (një fjalë që do të thotë “unitet”), njëri skaj i kabllos do të fillojë në Kenia dhe do të kalojë përmes Ugandës, Ruandës, Republikës Demokratike të Kongos, Zambisë, Zimbabvesë dhe Afrikës së Jugut. Google thotë se projekti është krijuar për të rritur lidhjen digjitale, përshpejtuar rritjen ekonomike dhe thellimin e qëndrueshmërisë në të gjithë Afrikën. Përveç vetë kabllos, kompania thotë se do të punojë me qeverinë keniane për të rritur sigurinë kibernetike, inovacionin e drejtuar nga të dhënat, përmirësimin digjital dhe vendosjen e AI me përgjegjësi dhe siguri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading