Durrës. Projekti i radhës në infrastrukturë, FSHF investon në “Kompleksin Olimpik”

0
image

Federata e Futbollit vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me fokus zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e kushteve sa më cilësore për të rinjtë.

Një tjetër investim është drejt përfundimit në qytetin e Durrësit, në kuadër të mbështetjes së Shoqatave Rajonale të Futbollit. Ky projekt është realizuar me kërkesë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe ka si objektiv krijimin e hapësirave cilësore për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike të të rinjve.

Investimi konsiston në furnizimin dhe montimin e tapetit me bar artificial në një prej fushave të “Kompleksit Olimpik” në Durrës, një qendër që shërben për stërvitje dhe gara për futbollistët e moshave dhe klubet lokale.

Ky është një tjetër hap konkret i ndërmarrë nga FSHF në kuadër të strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike në nivel kombëtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe stërvitjes për futbollistët e së ardhmes.\ NEWSPORT

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading