Ekonomia po shkrihet, por “Mbreti” ha darka dhe luan golf!

0
image

Shkruar nga David Smith

Trump si Neroni që luante me fyell ndërsa Roma digjej…

Pasi ndezi një fitil nën tregjet financiare globale, Donald Trump u zhvendos në një fushë golfi në Florida. Një javë më vonë, sapo iu nënshtrua presionit për të lehtësuar tarifat e tij tregtare, presidenti amerikan vijoi duke pritur kampionët e garave me makina.

Trump e kaloi kohën mes golfit, drekave me donatorë dhe deklaratave të çuditshme si “kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u pasuruar”, edhe pse ekonomia amerikane po shkrihet.

Ishte një ballafaqim tronditës që nxiti krahasime me perandorin Neron, i cili luante me fyell ndërsa Roma digjej, ose me monarkët e çmendur që humbën lidhjen me realitetin. Ai gjithashtu dha një ilustrim të qartë se si Trump qeveris gjatë presidencës së tij të dytë, të paqëndrueshme dhe ekstreme: në mënyrë të çrregullt, më pak vëmendje ndaj Kongresit dhe shpesh i rrethuar nga oborrtarë që nuk janë kurrë dakord me të.

Ai me siguri po i përshtatet karikaturës së të qenit një mbret i çmendur“, tha Kurt Bardella, një strateg demokrat. “Kur luan golf, ndërkohë që kaosi ekonomik po valëvitet, në rastin më të mirë ju jeni plotësisht jashtë kontaktit. Në rastin më të keq, ju jeni një narcisist sociopatik, i cili nuk i kushton vëmendje askujt që vuan. Në fund të fundit do të ketë një çmim politik për të paguar për këtë“, shtoi ai.

Një ditë pas “Ditës së Gënjeshtrave”, ai shpalli të ashtuquajturën “Ditën e Çlirimit”. Në sfondin e flamujve gjigantë amerikanë në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, ai njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse, duke përdorur një formulë gjerësisht të diskredituar për të përmbysur rendin dekadash të tregtisë globale.

Një ditë më vonë, me tregjet që pësuan triliona dollarë humbje, Trump hipi në Air Force One për në Miami, Florida. Ai mbërriti në vendpushimin e tij Doral për një ngjarje LIV Golf të financuar nga Arabia Saudite, me një karrocë golfi të drejtuar nga djali i tij Eric Trump.

Trump u zgjua të premten në Mar-a-Lago, klubi i tij privat në Palm Beach, Florida, ku u shfaq me një kapelë mbi kokë me mbishkrimin “Make America great again” dhe me një këmishë të bardhë polo. Limuzina e tij rrëshqiti nëpër një rrugë të mbushur me palma, përpara se të mbërrinte në klubin e tij të golfit, teksa ithtarët e brohorisnin.

Trump qëndroi në Florida gjatë transferimit të katër ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë një stërvitje në Lituani. Ai preferoi të dërgonte Pete Hegseth, Sekretarin e Mbrojtjes, në bazën e forcave ajrore Dover në Delaëare për ta përfaqësuar. Vetë presidenti mori pjesë në një darkë nën dritën e qirinjve të shtruar nga “Maga Inc”, një organizatë politike aleate, e cila thuhet se ka paguar 1 milion dollarë.

Maggie Haberman, një biografe e Trump dhe reportere e New York Times, komentoi në CNN: “Mendoj se shumë kohë më parë ai pushoi së interesuari për optikën e zakonshme dhe ai është bërë shumë i qartë gjatë kësaj presidence, se do të bëjë atë që dëshiron…“.

Të shtunën, Trump luajti në një tjetër fushë golfi, në Jupiter, Florida, duke nxjerrë një njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë: “Presidenti fitoi ndeshjen e tij të dytë të kampionatit për të moshuar dhe kalon në raundin e radhës që mbahet të dielën“.

Kur erdhi e diela, presidenti luajti, por kur anëtarët e kabinetit të tij u përplasën me shfaqjet politike televizive dhe ofruan sinjale kontradiktore, ai deklaroi sie ishte i hapur për negociata.

Të martën, me papion dhe smoking, Trump tha në një darkë për mbledhjen e fondeve në Uashington: “Unë e di se çfarë dreqin po bëj”. Ai pretendoi se tarifat po i detyronin liderët botërorë të negocionin me të, duke u mburrur: “Po ju them, këto vende po na thërrasin, po më puthin by**ën. Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje“.

Por të nesërmen, Trump i mbylli sytë. Ai postoi në Truth Social se, ndërsa përshkallëzonte tarifat ndaj Kinës, ai do të ndalonte për 90 ditë për të tjerët, duke lënë hapësirë ​​për negociata. Flluska e tij e pasurisë dhe fuqisë ishte shpuar. /Marrë nga “The Guardian”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading