GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës ‘arrest në burg’

0
image

Ditën e sotme, gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Bani, pritet të shqyrtojë kërkesën për lirim nga qelia të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj prej më shumë se 2 muajsh ndodhet në qelinë e paraburgimit në Durrës i dyshuar për 2 akuza, për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Kryebashkiaku i Tiranës, kërkon të lirohet nga qelia dhe i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për revokim ose zëvendësim të masës së sigurisë të arrestit me burg, masë e cila është konfirmuar edhe nga Apeli i Posaçëm më 12 shkurt, e që pritet që në vijim avokatët e tij të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu kryebashkiaku ka kërkuar edhe informacion 2 mujor nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me hetimet që po kryhen ndaj tij.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading