Kandidati i PD Petro Vokopola, takim me të moshuarit në Durrës: Do të punoj që pensionet të rriten dhe të përputhen me realitetin ekonomik

0
image

Sot kandidati për deputet i Partisë Demokratike Petro Vokopola për qarkun e Durrësit ka zhvilluar një takim me një grup të moshuarish për të dëgjuar nga afër problematikat me të cilat përballen personat e moshës së tretë në Shqipëri.

Të pranishmit që e morën fjalën kërkuan rritje të pensioneve , rimbursim të ilaçeve dhe një trajtim më dinjitoz nga institucionet vendore dhe lokale.

Në fjalën e tij Petro Vokopola, theksoi se trajtimi që i bëhet moshës së tretë sot në Shqipëri nga qeveria e Edi Ramës, duhet të marrë fund.

Nuk ka Shqipëri pa trajtimin dinjitoz të kësaj moshe u shpreh më tej Vokopola. Unë do të punoj me të gjitha forcat që pensionet të rriten dhe të përputhen me realitetin ekonomik të vendit tonë. Ju jap fjalën time shtoi ai që do të angazhohem që t’u garantoj qasje falas në shërbime shëndetësore, në transport publik dhe në mbështetje sociale për çdo të moshuar që është lënë pas dore nga ky sistem.

Më tej në fjalën e tij ai tha se të moshuarit tanë nuk kanë nevojë për fjalë të bukura, por për veprime konkrete. Ata meritojnë dinjitet, kujdes dhe vlerësim të vazhdueshëm.

Sot unë jam këtu për të dëgjuar zërat tuaj , përfundoi fjalën e tij kandidati Vokopola. Nesër ju premtoj që do i kthejmë të gjitha në veprim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading