Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, dyshohet se autorët ngatërruan shënjestër

0
image

Policia e Tiranës nuk ka ende një pistë konkrete për atentatit me 4 të plagosur që ndodhi në Lundër mbrëmjen e të enjtes. Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.

Burime thonë se objektivi i atentatorëve ka qenë një grua e një personi me precedentë të theksuar kriminal, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Ky version bëhet edhe më i mundshëm për faktin se të plagosurit janë të gjithë persona pa precedentë penalë. Në deklarimet e tyre për policinë, edhe pse të shtruar në spital, 34-vjeçari Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullaj kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.

Policia ka gjetur në vendngjarje 20 gëzhoja – të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy të miturit, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe 11-vjeçari Dior Demiraj.

Pasi është qëlluar në drejtim të tij, shoferi i mjetit, 34-vjeçari Stafa, ka kryer manovra me makinën për t’i shpëtuar plumbave, por është përplasur me një mjet tjetër në lëvizje.

Adoleshenti Kian Mullaj studionte në Londër dhe kishte 3 ditë që ishte kthyer në Shqipëri për pashkët. 17-vjeçari Marko Demiraj është transferuar në spital privat ndërsa 11-vjeçari vijon të qëndrojë në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plagë në kraharor.

11-vjeçari dhe 19-vjeçari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por vijojnë të mbeten në rrezik për jetën. Ndërsa gjendja e shoferit, Arens Safa vlerësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading