SPAK merr nën hetim kreun e KKP Jonaid Myzyrin, i sekuestrohet telefoni
Jonaid Myzyri, Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, është marrë nën hetim nga Prokuroria Speciale.
Myzyri po hetohet për shpërdorim detyre dhe për favorizimin e kompanive në tendera.
Kreu i KPP-së është paraqitur ditën e sotme në SPAK, hera e tretë ku i është komunikuar edhe statusi i personit nën hetim nga prokurori.
Raportohet se Myzyrit i është sekuestruar edhe aparati telefonik në funksion të hetimeve.
Myzyri drejton KPP prej vitit 2020.