Durrës. Albor Elezi i Koalicionit Euroatlantik tregon fotot me plehra: Të gjitha fjalët e Ramës për turizmin janë vetëm gënjeshtra
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit Albor Elezi në një prononcim të tij ka deklaruar se të gjitha premtimet e Edi Ramës në lidhje me turizmin janë vetëm gënjeshtra që vazhdojnë prej 12 vitesh dhe tani nuk i ha më njeri..
Pavarësisht se vetëm këtë muaj Rama ka ardhur tre herë në Durrës dhe nuk ka lënë fjalë të bukura pa thënë në mbështetje të turizmit e gjitha rezulton një gënjeshtër e madhe ka shtuar më tej Albor Elezi sepse situata në terren flet ndryshe, ku grumbujt me plehra janë bërë një gjë e zakonshme në të gjithë vijën bregdetare.

Elezi ka nxjerrë disa foto të bëra ditën e martë te Shkëmbi i Kavajës ku duken qartë grumbujt me plehra duke shtuar se me këtë situatë vetëm turizëm elitar nuk mund të ketë në Durrës prandaj ka tkesuar ai i bëj thirrje strukturave të Bashkisë por edhe më gjerë që të marrin masa për të ndryshuar gjendjen në teren sepse tani me rritjen e temperaturave sezoni turistik ka filluar dhe turistëve u duhet të kalojnë në mes të maleve me plehra.
Unë premtoj ka theksuar Elezi që do të jem gjithnjë në mbështetje reale të turizmit të çdo lloji që zhvillohet në qarkun e Durrësit dhe se forca që ai përfaqëson me programin që afron është alternativa më e mirë jo vetëm për turizmin por në të gjitha fushat
Na votoni për të sjellë ndryshimin ka shtuar më tej ai.. Vota për Ramën është votë e shkuar dëm ka përfunduar Albor Elezi
