Tiranë. Fëmija sulmohet fizikisht për dy ditë radhazi nga bashkëmoshatari në kopshtin privat, edukatoret fshehin ngjarjen

Prindi i një fëmije në kryeqytet ka bërë një denoncim në komisariatin Nr.3 lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUÇKO”.
Tiranë– Prindi i një fëmije në kryeqytet ka bërë një denoncim në komisariatin Nr.3 lidhur me trajtimin e fëmijës së tij në kopshtin privat “BUCKO”.
Sipas denoncimit, fëmija është sulmuar për dy ditë me radhë nga një tjetër fëmijë në institucion, ndërsa stafi dhe drejtuesit e kopshtit janë akuzuar për mosreagim ndaj kësaj situate.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se janë mbledhur të gjitha materialet nga kamerat e sigurisë dhe po vazhdojnë hetimet.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë kur në fëmijë dhunohet fizikisht në kopsht, madje edhe nga vetë edukatoret.
Një nga rastet e fundit ishte në janar të këtij viti ku një eduakatore ushtronte dhunë fizike ndaj një 3-vjeçari.
Edhe në këtë rast kallëzimi në polici u bë nga prindërit pasi panë në trupin e djalit të tyre shenjat e dhunës(shqiptarja.com).