Kush e detyroi Edi Ramën të anulojë marrëveshjen me Lukashenkon?

0
image

Shkruar nga Pamfleti

Me urdhër ultimativ nga partnerët, Edi Rama është detyruar të ndërpresë marrëveshjen skandaloze të qarkullimit pa viza me Bjellorusinë, një pakt i errët mes tij dhe diktatorit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili i shërbeu mafies ruse dhe rrjeteve terroriste.

Raportet e shërbimeve partnere të NATO-s, INTERPOL-it dhe agjencive anti-mafia zbuluan se gjatë periudhës shtator 2020 – prill 2024, plot 273 persona të skeduar ndërkombëtarisht si kriminelë, terroristë dhe bashkëpunëtorë të shërbimeve ruse, hynë dhe qëndruan lirshëm në Shqipëri deri në një vit, duke shfrytëzuar marrëveshjen personale Rama-Lukashenko.

Dokumenti, i nënshkruar në mënyrë të fshehtë në shkurt 2020 dhe aktivizuar në gusht të po atij viti, u shndërrua në një korridor kalimi për mafiozë, trafikantë dhe terroristë që përdorën Shqipërinë si bazë për t’u shtrirë në Rajon dhe në vendet e BE-së. Mes personave që hynë me dokumente false si biznesmenë, turistë dhe marinarë, kishte elementë të kërkuar nga agjencitë perëndimore për krime ndërkombëtare dhe lidhje me rrjete terroriste.

Edhe pse u paralajmërua disa herë nga NATO dhe SHBA për rrezikun që paraqiste hapja e kufijve për vendet satelite të Rusisë, Rama vazhdoi pazarin e pistë me Lukashenkon, duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal.

Vetëm pasi u ekspozua publikisht nga partnerët ndërkombëtarë, kryeministri shqiptar u detyrua të bëjë një pezullim të pjesshëm në maj 2024, duke rikthyer vizat vetëm për diplomatët bjellorusë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për partnerët tanë. Me ultimatum të fortë nga Uashingtoni dhe Brukseli, më 24 prill 2025, Edi Rama u detyrua të bëjë një tjetër hap prapa, duke pezulluar plotësisht lëvizjen e lirë me Bjellorusinë.

Megjithatë, Rama sërish nuk e shfuqizoi marrëveshjen përfundimisht, duke lënë një dritare të hapur për marrëdhënie të fshehta dhe pazarë të pistë me Lukashenkon, siç dëshmojnë edhe takimet e tij të dyshimta private në Dubai, ku morën pjesë oligarkë dhe figura të errëta të afërta me Putinin.

Pas këtij skandali, pyetja mbetet: cilat janë motivet e vërteta të Edi Ramës, që edhe pas ultimatumit të SHBA-BE, vazhdon t’i mbajë hapur dyert e pazareve me regjimin mafioz të Lukashenkos?/Pamfleti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading