Lamtumirë Papa Françesku! Ati i Shenjtë përcillet sot për në banesën e fundit! Mbi 200,000 njerëz në Romë për funeralin

0
image

Përcillet sot në banesën e fundit, kreu i kishës katolike Papa Françesku, i lindur si Jorge Mario Bergoglio në Buenos Aires të Argjentinës, i cili mbylli sytë më 21 prill, në moshën 88-vjeçare

Të paktën 250,000 njerëz kanë hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan ditët e fundit për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Vatikanit pasi gjithçka në Romë është gati për varrimin e Atit të Shenjtë mëngjesin e sotëm (e shtunë 26 prill).

Vatikan
Në sheshin e Shën Pjetrit do të jenë të paktën 200 mijë besimtarë për të marrë pjesë në ceremoni dhe do t’u bashkohen të gjithë njerëzit përgjatë rrugës së kortezhit mortor, deri në Bazilikën e Santa Maria Maggiore, ku do të bëhet varrimi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading