Durrës. Lëvizja Bashkë takim entuziast në Pallatin e Kulturës: Ka ardhur koha për ndryshim

0
image

Diten e dielë në orën 10.30 Lëvizja Bashkë ka nisur takimin e saj me moton: Ka ardhur koha për ndryshim!

Pallati i Kultuës “Aleksandër Mosiu ” i mbushur plot e përplot u “pushtua: nga energjia dhe entuziazmi i pjesëmarrësve të cilët përfaqësonin të gjitha shtresat e shoqërisë , intelektualë, punëtorë, studentë, e plot njerëz të tjerë. të cilët janë të zhgënjyer nga politikat dhe programet e deritanishme të forcave politike kanë drejtuar Shqipërinë.

Në takim merrte pjesë dhe kryetari i “Lëvizjes Bashkë” për të gjithë Shqipërinë Arlind Qori i cili prezantoi kandidatët e kësaj force politike për qarkun e Durrësit.

Gjithashtu në takim foli dhe Artan Kacani drejtuesi i Lëvizjes Bashkë për qarkun e Durrësit i cili është edhe i pari në listë për këtë qark që theksoi domosdoshmërinë e ndryshimit politik si nevojë të kohës.

Në takim morën fjalën edhe shumë pjesëmarrës nga fusha dhe profesione të ndryshme të cilët shprehën mbështetjen e tyre për kandidatët e Lëvizjes Bashkë dhe kauzës që ata përfaqësojnë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading