Durrës. Joni Myshketa kandidati i KEA takim me banorët e rrugës “Vath Tupja”
Kandidat i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit Joni Myshketa ka zhvilluar një takim të ngrohtë e miqësor me banorët e rrugës “Vath Tupja”.të cilët ndanë me të shqetësimin për situatën e mjerueshme në të cilën kjo rrugë gjendet.

Ishin këta banorë që kërkuan këtë takim si një mbështetje për kandidatët e Koalicionit Euroatlantik dhe në veçanti për Joni Myshketën sepse ishte pikërisht ai që ka denoncuar më shumë se të gjithë problematikat e kësaj rruge
Kandidat Myshketa theksoi se ai do të jetë gjithnjë në mbështetje të qytetarëve dhe do të ngrejë gjithnjë zërin për problemet që ata kanë. Por jo vetëm unë thkesoi Myshketa, por të gjithë kandidatët e Koalicionit Euroantlatik do të jenë gjithnjë në mbështetje të qytetarëve sepse nuk janë deleguar nga kryetarët e partive por janë njerëz që jetojnë mes tyre dhe ndajnë të njejtat halle si të gjithë qytetarët e tjerë.

Banorët që e morën fjalën shprehën mbështetjen e tyre për kandidatin Joni Myshketa duke thkesuar se për të pasur një qytet më të mirë duhen zgjedhur edhe kandidatët më të mirë.
