Arapaj, Kandidati i PD për qarkun e Durrësit Ndrec Pjetri prezanton programin para banorëve të zonës: Na mbështesni që t’u zgjidhim problemin e tokës dhe legalizimeve brenda mandatit katërvjeçar

0
image

.

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit Ndrec Pjetri ka vazhduar aktivitetin e tij politik me fokus fitoren e tij në zgjedhjet e 11 majit. Ditën e hënë pasdite ai ishte i ftuar në Arapaj ku u takua me banorë të zonës dhe ku u njoh nga afër me problematikat e shmuta që zona mbart prej kohësh.

Në takimet e zhvilluara banorër e zonës së Arapajt treguan zhgënjimin e tyre nga mosmbështetja e shtetit për fshatin dhe për ata si fermerë të vegjel. Gjithashtu fermerët ngritën problematikat me të cilat ata ndeshen përditë dhe bënë pyetje të shumta duke qene të interesuar të dinë vizionin e kandidatit Pjetri, por të dinë diçka më shumë edhe për programin e Partisë Demokratike për fshatin dhe si është menduar të zgjidhen problemet me të cilat ndeshet fshati sot.

Pas tyre e mori fjalën kandidati Ndrec Pjetri i cili falenderoi banorët e zonës për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se i njeh problematikat me të cilat ndeshet fshati sot. Ai premtoi se do të jetë gjithnjë një zë aktiv në parlament në mbështetje të fermerëve dhe të problemeve që ata kanë. Gjithashtu kandidati Pjetri tregoi se në programin e Partisë Demokratike për fshatin një pikë e rëndësishme është zgjidhja e problemit të pronës dhe pajisja me çertifikata pronësie e të gjithë fermerëve brenda mandatit katërvjeçar. Një pikë tjeter e rëndësihme shtoi më tej ai, është edhe legalizmi i të gjithë godinave dhe objekteve, që ashtu si edhe problemi i pronës do të mbarojë brenda mandati katërvjeçar.

Gjithashtu Ndrec Pjetri theksoi se programi i Partisë Demokratike është subvencionimi i fermerëve me farëra, me makineri dhe me me mbështetje financiare dhe se ai vetë personalisht do ta ketë si prioritet të tij mbështetjen e fermerëve dhe politikave ndihmëse për me qëllim që të ndalet shpopullimi i mëtejshëm i fshatrave.Prandaj shtoi ai kërkoj votën dhe mbështetjen tuaj që ky program të bëhet realitet

Kandidati Ndrec Pjetri shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e banorëve të Arapajt dhe kërkoi që e gjithë mbështetja që ata treguan për të dhe për forcën poltike që ai përfaqëson të kthehej në një votë të fuqishme kundër në 11 maj për të shporrur një herë e mirë të korruptuarite kësaj qeverie.

Gjithashtu Ndrec Pjetri premtoi se ky nuk ishte takimi i tyre i fundit por do të rikthehej përsëri në zonë për të qenë gjithnjë prezent në përditshmërinë e tyre.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading