Eksperimenti i Universit 25.
Nga Edlira Xhani Velaj
Konsiderohet si një nga eksperimentet më shqetësuese në historinë e shkencës.
Përmes studimit të sjelljes së një kolonie minjsh, shkencëtari amerikan John B.
Calhoun u përpoq të shpjegonte mekanizmat që rregullojnë shoqëritë njerëzore, veçanërisht në kontekstet e mbipopullimit.
Calhoun ndërtoi një “parajsë të vërtetë për minjtë”, një hapësirë të mbyllur me shumë ushqim dhe ujë, pa grabitqarë dhe një mjedis të kontrolluar e të sigurtë.
Fillimisht ai vendosi katër çifte minjsh, të cilët filluan të riprodhoheshin me shpejtësi.
Megjithatë, pas 315 ditësh, rritja e popullsisë filloi të ngadalësohej.
Kur minjtë arritën një popullsi prej 600, u formuan hierarki sociale shumë të ngurta. U shfaqën sjellje jonormale:
Meshkujt dominues u bënë të dhunshëm, ndërsa shumë të tjerë u shembën psikologjikisht, duke u bërë pasivë .
Femrat, për të mbrojtur veten, u bënë agresive edhe ndaj të vegjëlve të tyre, duke ndaluar së kujdesuri për ta.
Me kalimin e kohës, u shfaq një grup që Calhoun e përshkroi si “të pashëm”: meshkuj që nuk riprodhoheshin, nuk luftonin, nuk kërkonin marrëdhënie shoqërore.
E vetmja gjë për të cilën mendonin ishte të hanin, të flinin dhe të kujdeseshin për flokët e tyre.
Përfundimisht, pjesa më e madhe e kolonisë përbëhej nga meshkuj pasivë dhe femra të izoluara.
Shkalla e lindjeve ra në zero, ndërsa shkalla e vdekshmërisë foshnjore arriti në 100%.
Pavarësisht pranisë së vazhdueshme të ushqimit, episodet e kanibalizmit dhe sjelljeve delirante u rritën.
Në vitin 1973, miu i fundit në Universin 25 ngordhi.
Calhoun e përsëriti eksperimentin 25 herë, duke marrë të njëjtin rezultat.
Studimet e tij u përdorën për të analizuar fenomenet e rehabilitimit social, vetmisë urbane, humbjes së identitetit dhe shpërbërjes së shoqërive të mbipopulluara.
Universi 25 mbetet një metaforë e fuqishme për atë që mund të ndodhë kur një shoqëri humbet qëllimin, sfidën dhe kohezionin e saj shoqëror, madje edhe në prani të prosperitetit material.
Edlira Xhani Velaj