Durrës.Kandidatja e PD Edlira Harizi (Shemsi) vazhdon takimet në lagjen Nr 8 : Do të jem gjithnjë në mbështetje të qytetarëve

0
image

Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit doktoresha Edlira Harizi e ka nisur javën me ftesen e banorëve të lagjes nr. 8-të me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim miqësor duke shpjeguar edhe pika të veçanta nga programi i forcës politike që ajo përfaqëson.

Unë duke qenë mjeke në profesion , u shpreh kandidatja Harizi jam e mirëpritur në çdo lagje të qytetit, por prapë se prapë jam e befasuar nga pritja juaj e ngrohtë dhe ju jam mirenjohese.

Gjatë takimit dr. Edlira Harizi Shemsi përveç të tjerave u ndal më shumë në programin shëndetësor të Partisë Demokratike Ajo premtoi se brenda mandatit katërvjeçar lista e ilaçeve të rimbursueshme do të jetë e barabartë me nivelet evropiane. Gjithashtu dr. Harizi theksoi se në parlamentin e ardhshëm do të jetë një nga mbështetëset kryesore të ngritjes së Paketës së Dhembshurisë, e cila do t’i ktheje dinjitetin njerëzor shtresave në nevojë

Një pikë tjetër të programit të Partisë Demokratike në të cilën u ndal Edlira Harizi ishte rritja e çmimeve që kanë sjellë shtrenjtimin i nivelit të jetesës. Ajo premtoi se që në vitin e parë të qeverisjes, do të fillojë rritja e rrogave dhe vit pos viti rritja do të vazhdojë deri kur rroga mesatare të jetë mbi 1000 euro., ndësa rrogat e mjekëve do të dyfishohen dhe të jenë të barabarta me rrogat e mjekëve të Evropës. Vetëm kështu do të ndalojë largimi i mjekëve dhe shpopullimi i vendit shtoi më tej Harizi.

Por përveç se një mjeke mjat e përkushtuar dhe me një karrierë pothuajse 30-vjeçare, Edlira Harizi është edhe një nga aktivistet e dalluara të shoqatës “Durrësi Autokton” dhe duke qenë një nga drejtueset e kësaj shoqate ajo vuri theksin tek betonizimi i qytetit duke zhdukur nën beton edhe trashëgiminë kultutore të Durrësit.

Unë do të jem gjithnjë zëri juaj premtoi Harizi. Na mbështesni që edhe ne t’u mbështesim . Ka ardhur koha për ndryshim.

Takimi mbaroi me premtimin e kandidates Edlira Harizi (Shemsi) se do të kthehet përsëri shumë shpejt.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading