Fjala “çyryk” i kushton shumë Ramës, bie pëlqyeshmëria e kryeministrit nga burrat

0
image

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri i Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit- Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

Një nga argumentet kryesor të debatit publik nisur nga narrativa politike e fushatës së Edi Ramës ka qenë diskursi me bazë gjinore. Qasja e tij në mbështetje të grave merr një konfirmim nga analiza e shifrave edhe në matjen e tretë të Barometrit për Qarkun e Tiranës. Në matjen e pëlqyeshmërisë së tij në këtë qark për herë të tretë, rezulton se shumica e atyre që e pëlqejnë Ramën apo kanë mendim pozitiv për të janë gra, në shifra rezultojnë 8.1 % më shumë se burrat (40.8 % burra /48.9 % gra). Në pyetjen për kandidatin e preferuar për Kryeministër konfirmohet po ashtu e njëjta gjë epërsia e grave që e zgjedhin si kandidat për Kryeministër Edi Ramën. Ato janë 8% më shumë se burrat (35.9 % burra /43.9% gra ).

Edhe në zgjedhjen e PS si partia e duhur për të qeverisur vendin rate janë në shumicë në Qarkun e Tiranës, 9.1 % më shumë se burrat ( 37% burra /46.1 % gra). Në parashikimin e zgjedhjeve për 11 Majin në matjen e Qarkut të Tiranës konfirmohet e njëjta dukuri për Partinë Socialiste. Shumica e atyre që parashikojnë fitoren e PS në 11 Maj janë gra, 4.1 % më shumë sesa burrat (48.9 % burra / 53% gra).

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading