Durrës. Bikini në vend të pankartave, vetëm disa aktivistë të Lëvizjes Bashkë protestojnë për 1 Maj ,gjithë të tjerët mbushin bregdetin

0
image

Në fakt njihet si imbol i protestave dhe marshimeve për të drejtat e punëtorëve, 1 Maji në Durrës ka marrë një tjetër kuptim dhe pamje.

Por vetëm disa aktivistë të Lëvizjes Bashkë së bashku me kandidatin e kësaj force politike për qarkun e Durrësit Artan Kacani protestuan para zyrave te Inspektoriattit të punës. Por një pjesë e madhe e qytetarëve të Durrësit zgjodhën të nisnin plazhin. Në vend të pankartave dhe thirrjeve për kushte më të mira pune, bregdeti durrsak është gjallëruar edhe sot nga pushues të shumtë nga Durrësi dhe qytetet e tjera. Ata kanë mbushur bregdetin për të shijuar këtë ditë pushimi. Shëtitjet buzë detit, kafenetë plot, si dhe drekat me familje dhe miq në restorante janë kthyer në ritual të 1 Majit.

Dita ndërkombëtare e punëtorëve është gjithnjë e më shumë vetëm një ditë pushimi e festimi, jo më për fitoret sociale, por për kënaqësitë e vogla që ofron një ditë plot diell pranë Adriatikut.

Ndoshta disa prej nesh e kanë harruar dhe shumë të tjerë ndoshta nuk e kanë mësuar akoma se dita e1 majit ka lidhje me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886 , të cilët kërkonin paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading