“Ta dh**fsha surratin…”, shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra, udhëtarët i hidhen sipër dhe e ndalojnë
Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga Zvicra drejt vendlindjes, ka tentuar të hapë derën e avionit, por është ndaluar nga udhëtarët.
Siç shihet dhe nga pamjet e shpërndara në mediat sociale në Kosovë, kanë qenë disa persona që janë hedhur mbi të riun sapo kanë parë që ai do të hapte derën e avionit, ndërsa më pas dy djem të tjerë e kanë mbajtur të neutralizuar derisa në bord janë futur policët.
Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.
Nga veshja e policëve që janë paraqitur në avion për të shoqëruar personin në fjalë, dallohet që nuk janë uniforma të Policisë së Kosovës.