Banorët e lagjes Nr. 8 ankohen gjatë takimit për mungesën e infrastrukturës dhe ujit të pijshëm, kandidati i PD Ndrec Pjetri deklaron: Premtoj që do i kthejmë kësaj zone dinjitetin e munguar

0
image

I ftuar nga banorët e lagjes Nr. 8, kandidati i PD për qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri zhvilloi me ta një takim i cili u kthye në një bashkbisedim ku kandidati Pjteri u njoh me hallet dhe problematikat që ka kjo zonë.

Banorët u ankuan për infrastrukturën që mungon dhe treguan se prej vitesh askush nuk është kujtuar të bëjë një meremetim sado të vogël të rrugëve dhe jo më pastaj për t’i shtruar sipas standarteve që kërkon koha.

Gjithashtu banorët treguan se duke qenë një zonë që më së shumti është populluar pas viteve 90 të shekullit të kaluar, shumë prej banesave ku ata jetojnë, janë të palegalizuara dhe megjithëse janë ankuar dhe kanë trokitur në shumë dyer, problemi ka mbetur i pazgjidhur dhe proçesi i legalizimeve ka mbetur në vend prej disa vitesh.

Një problem tjetër mjaft shqetësues që banorët ngritën në takim ishte mungesa e ujit të pijshëm. Ata treguan se në rastin më të mirë uji vjen vetëm një orë në ditë duke ja vështirësuar shumë jetesën.

Në fjalën e tij kandidati Pjetri bëri të qartë për të gjithë se në programin e Partisë Demokratike është e përcaktuar qartë që proçesi i legalizimeve do të mbarojë përfundimisht brenda mandatit katërvjeçar dhe se ai vetë do ta ndjekë me përparësi këtë proçes.

Gjithashtu ai premtoi se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të ndërhyhet në infrastrukturën e zonës dhe sidomos në rrugët e lëna fare pas dore. Por shtoi më tej Ndrec Pjetri, duke u marrë me legalizimet dhe rrugët nuk do të thotë që ne do të harrojmë një çështje tjetër madhore për ju , ujin e pijshëm. Ju premtoj që edhe kjo zonë do të trajtohet dhe do të ketë ujë si çdo zonë tjetër e qytetit.

Prandaj dhe unë jam sot këtu shtoi Ndrec Pjetri, për të kërkuar votën tuaj që të gjitha këto që thamë t’i bëjmë realitet, që t’i kthejmë kësaj zone dhe juve personalisht dinjitetin e munguar dhe që kjo zonë mos të trajtohet më si një zonë e dorës së dytë, përfundoi ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading