Durrës. Denoncon Adriatik Lapaj: Kriminelët kërcënuan me armë kandidaten tonë për deputete, policia të veprojë

0
image

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur sot një akuzë të rëndë ndaj elementëve të krimit të organizuar në qytetin e Durrësit, duke deklaruar se kandidatja e këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 majit, Valbona Myhedini, është kërcënuar me armë gjatë një takimi me qytetarët.

Sipas Lapajt, incidenti ndodhi në lagjen nr. 8, pranë shkollës “Eftali Koçi”, ku Myhedini dhe aktivistët që e shoqëronin u përballën me një person të armatosur.

Për këtë ngjarje, Lapaj ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale, ku pretendohet se shfaqet autori i aktit të kërcënimit.

“Valbona Myhedin, shtetase amerikane, është përballur me një akt burracak frikësimi, që nuk do të kalojë nën heshtje”, shkruan Lapaj, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të reagojë menjëherë. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se do të informojë edhe Ambasadën Amerikane për këtë incident.

“Rrugëtimi ynë nuk ndalet! 11 maji është afër!”, përfundon deklaratën e tij Lapaj, duke theksuar se veprime të tilla nuk do ta zmbrapsin misionin e tyre politik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading