S’është film, është realitet: Kina hap spitalin e parë AI, me 14 doktorë robotë!

0
image

Me 14 doktorë AI, spitali i ri në Kinë trajton mbi 3000 pacientë çdo ditë; pa staf njerëzor, pa gabime dhe pa pritje. Një revolucion që sfidon mjekësinë tradicionale dhe paralajmëron për një epokë të re shëndetësore: kush kontrollon teknologjinë, kontrollon të ardhmen

Në një ngjarje që përfaqëson fundin e epokës së mjekësisë tradicionale dhe lindjen e një epoke të re, Kina ka hapur zyrtarisht spitalin e parë në botë të menaxhuar plotësisht nga inteligjenca artificiale. Me 14 mjekë virtualë, të trajnuar nga sisteme të avancuara AI, ky institucion shëndetësor nuk ka nevojë për staf njerëzor; as mjekë, as infermierë, as recepsionistë.

Spitali është ndërtuar si një qendër eksperimentale, ku teknologjia jo vetëm zëvendëson njeriun, por e tejkalon atë. Aktualisht, ky spital i veçantë trajton mbi 3,000 pacientë realë në ditë, duke ofruar shërbime të menjëhershme, pa pritje dhe me saktësi të lartë në diagnozë.

Ky nuk është më vizioni i një filmi fantastiko-shkencor. Është realiteti që Kina po ndërton me ritme marramendëse, në një garë globale ku inteligjenca artificiale bëhet arma kryesore për dominim teknologjik dhe ekonomik.

Ajo që e bën këtë projekt edhe më të frikshëm për vendet e tjera, është ambicia kineze për ta eksportuar modelin në vendet që vuajnë nga mungesa e mjekëve, fondet publike të pamjaftueshme dhe korrupsioni në sistemin shëndetësor. 

A jemi gati të na operojë një robot në vend të një mjeku?

Ky zhvillim e vendos botën në një udhëkryq etik, ekonomik dhe politik. Ndërsa Perëndimi ende debaton mbi rregullimin e inteligjencës artificiale, Kina e ka futur atë në thelbin e sistemit të saj publik, duke i dërguar një mesazh të qartë botës: kush kontrollon teknologjinë, kontrollon të ardhmen. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading