Politikanët në sheshe – nga Vladimir Shyti
Poezi
Kthehen dallandyshet,
Në foletë e tyre,
Qielli i nxirë,
Ndrisin fasadat,
Nën to mjerimi,
Paçka,mbushen sheshet,
Shqipja ulë kryet,
Zogjtë turren kuturum,
Ashtu si politika,
Që thyen shumë zemra,
Mjaftë me fjalë
Falni pasuritë tuaja,
Trokisni në çdo derë,
Buzëqeshni si një lule,
Tashmë jeni në pozicion,
Për tu lutur,
Dhe jo për të demostruar,
Tempullin e pa ndërtuar,
Si bletët gumëzhini,
Por,mjaltin e fshihni,
E bukura rrethon gjithçka,
Por,dëgjo dhe hapat e engjujve,
Jepuni dhe atyre,
Nektarin e jetesës,
Ata nuk duan pasuri,
Veç gëzimit të jetës,
Falni dashuri,
Largoni sytë e dhembshur,
jepuni atë ç’kan humbur,
Sillni ujin që shuan etjen,
Atëhere hallall votën,
Dhe shqipja me ju do krenohet.