Shkrumbohet autobusi i linjës Durrës – Plepa, shpëtojnë të gjithë pasagjerët
Rreth orës 15.30 në afërsi të “Rrotës së kuqe ” është shkrumbuar autobusi i linjës Durrës- Plepa. Sipas dëshmitarit okular Edmond Nuredini, autobusi është djegur komplet , por për fat të mirë pasagjerët kanë shpëtuar të gjithë.

Në vendgjarje erdhën menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat arritën brenda një kohe të shkurtër të vinin zjarrin nën kontroll.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë dhe të prokurorisë të cilët po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.
